INDEX


KERKO
SPONSOR
Deshiron te jesh sponsor?
Lutemi njoftoni nepermjet pyetesorit.
Do te mbajme me kenaqesi kontakt me ju, sa me shpejt te jete e mundur.

FALENDEROJME

ÇËSHTJET E SHËNDETIT MENDOR

Kjo faqe ka për qëllim të informojë pacientët me sëmundje mendore, familjet dhe miqtë e tyre, si dhe pale të tjera të interesuara rreth çështjeve të shëndetit mendor..

Shëndeti mendor ka të bëjë me kërkimin, trajtimin dhe organizimin e shërbimeve për pacientët me sëmundje mendore.

Në këtë faqe do të gjeni informacion mbi sëmundjet mendore: Skizofreninë dhe sëmundjet e tjera mendore, çrregullimet e gjendjes së humorit dhe ankthin.

Do të gjeni informacion edhe mbi trajtimin e çrregullimit mendor.
Nqs nuk do t’a gjeni përgjigjen e pyetjes suaj në këtë faqe, mund të përdorni pyetsorin. Kjo faqe është ndërtuar nga një sërë ekspertesh shqiptarë, të përkrahur nga Foundation Albanien Mental Health Alternatives, Den Haag, në Hollandë. Administratori i faqes është Shoqata Alternativa në Tiranë.

 
INFORMACIONE
BROSHURA
FAQ - Pyetjet e Shpeshta

  • Anti-depresiv
  • Anti-psikotik
  • Anti-ankth
  • Stabilizues i humorit
  • Medikament gjumi

  • Terapi e njohjes së sjelljes (CBT)
  • Terapi sjelljeje
  • Psiko-dinamik
  • Klienti-qendror
  • Terapi në grup
  • Terapi familje/sistem
  • Terapi ekspresioni

  • Inkurajoni personin me sëmundje mendore të ruajë një sistem të fortë të anëtarëve të familjes dhe miqve dhe ta përdorë atë kurdo që ai ose ajo ka nevojë
  • Jini një familjar i dashur, kujdesës ose mik. Ndihmojeni individin të gjejë mënyrat për tu hutuar ose per ta angazhuar atë kur flamujt e kuq të sëmundjes mendore ngrihen, p.sh. Luajtja e nje sporti, puna jashtë, vajtje në kinema, vizita tek një shok
  • Përpiquni të bindni individin të vazhdojë të marrë mjekime dhe të verë në dukje simptomat kur ato fillojnë të shfaqen

  • Siguro trajtim në shërbimin primar
  • Siguro medikamentet antipsikotike
  • Jepi ndihmë komunitetit
  • Eduko publikun
  • Përfshi komunitetin, familjet dhe përdoruesit
  • Forcimi i politikës kombëtare, programeve dhe ligjit
  • Zhvillo burimet njerëzore
  • Bashkepunim me sektorë të tjerë
  • Monitoro komunitetin e shëndetit mendor
  • Mbështet me shume kërkime shkencore
  • whr@who.int

• Mjekësore

  1. − identifikim i hershëm
  2. − informacion rreth sëmundjes dhe trajtimit
  3. − trajtim mjeksor
  4. − mbeshtetje psikologjike
  5. − hospitalizim

• Rehabilitim

  1. − mbështetje sociale
  2. − edukim
  3. − mbështetje e aftësive dhe prirjeve personale
  4. − trajtim ditor
  5. − trajtim për kohë të gjatë
  6. − nevoja shpirterore

• Komuniteti

  1. − shmangja e stigmës dhe e diskriminimit
  2. − pjesmarrje e plotë sociale
  3. − të drejtat e njeriut

• Familja

  1. − aftësi trajtimi
  2. − kohezion në familje
  3. − bashkëpunim ndërmjet familjeve
  4. − mbështetje në periudha krize
  5. − mbështetje financiare

  • Gjendje e vazhdueshme euforike
  • Ndjenja te madheshtise pakesim i gjumit
  • Mendime konkurruese dhe shperqendrim
  • Gjykim i varfer
  • Çrregullim i impulsit
  • E folur e shpejte ose e forcuar

  • Janë simptoma të cilat një person me skizofreni ka më shumë se të tjerët, si haluçinacine, deluzione, dhe çrregullime të mendimit (simptomat psikotike)

  • Këto janë simptoma të cilat shkaktojnë dëmet më të mëdha në lidhje me humbjen e punës, shtëpisë, parasë dhe mardhënieve

Haluçinacionet janë eksperienca shqisore pa asnjë bazë në realitet

Haluçinacionet mund të jenë të:

  • Dëgjimit
  • Të parit

Të prekjes, të dhimbjes, të të ftohtit, të pozicionit:

  • Të ndjenjave
  • Të nuhatjes
  • Të shijuarit

Deluzionet janë interpretime të perceptimeve ose të mendimeve që mund të kenë lidhje me realitetin

Deluzionet mund të jenë të:  

  • Persekutimit
  • Madhështise
  • Varfërisë
  • Dashurisë

  • Ndërprerje të rrjedhës së zakonshme të logjikës
  • Mendime kaotike
  • Ndjenja të futjes së mendimeve
  • Ndjenja të transmetimit të mendimeve
  • Ndërprerje të papritura të rrjedhës së mendimeve ose veprimeve të cilat zgjasin zakonisht për sekonda ose minuta

Simptomat Negative

Simptoma të cilat një person që vuan nga skizofrenia i shfaq më “pak” se personat e tjerë: kater A-të e autizmit, anhedonia, apatia dhe avolicion

  • Autizmi: kontakte më të rralla me të tjerët
  • Anhedonia: më pak kënaqësi nga eksperiencat
  • Apatia: më pak energji dhe “vitalitet” për të vepruar
  • Avolicion: më pak iniciative apo “dëshirë”

Këto janë simptoma që i shkaktojnë pacientit më shumë vuajtje nga ana subjektive dhe që pengojnë arritjen e vendit të mëparshëm në shoqëri.

  • Shumica e kërkimeve të OBSh-së dhe të tjerëve japin rezultate të qëndrueshme: midis 0.5% e 1%
  • Kjo do të thotë që 2 deri në 4 persona në 400 të tjerë vuajnë nga skizofrenia
  • Kjo do të thotë që ju, ashtu si të gjithë, njihni 2 deri në 4 persona me skizofreni!
  • Në të afërmit e brezit të parë përhapja është më e lartë: 15% vuajnë nga skizofrenia!

  • Predominancë e njëjtë në botë, dhe predominancë e barabartë më e lartë në rastet e të afërmve të brezit të parë
  • Predominanca rritet në 50% nëse të dy prindërit vuajnë nga skizofrenia
  • Midis binjakëve identikë (ose monozigotikë) kjo predominancë është 50% kështu që trashëgimia nuk është i vetmi faktor

Faktorët stresues para lindjes dhe pas lindjes

  • Infeksionet virale gjatë shtatëzanisë tek nëna do të rrisin predominancën lehtesisht, si pasojë e përdorimit të analgjezikëve
  • Keq-ushqyerja tek nëna gjatë shtatëzanisë do të rrisë lehtësisht predominancen
  • Asfiksia gjatë lindjes do të rrisë lehtësisht predominancën

  • Gjenarata e dytë dhe e tretë emigruese kanë një predominancë të rritur të skizofrenisë
  • Predominanca është e rritur tek përdoruesit e mëdhenj të kanabis

  • Në disa lagje ekziston një prevalencë e lartë e skizofrenisë krahasuar me zonat e tjera

  • Në një moshë kur stresi mbi psikikën është shumë i madh për shkak të largimit nga shtëpia, fillimit të një karriere, fillimit të një mardhënieje dhe marrjes së përgjegjësisë për jetën: në fillim të moshës së pjekurisë, tek djemtë më shpejt se sa tek femrat
  • Tek djemtë kryesisht 18-22 vjeç, tek vajzat përgjithësisht 20-26 vjeç
  • Një shfaqje më e hershme shpesh tregon një ecuri më të keqe
  • Ekzistojnë shumë debate rreth ekzistencës së shfaqjes së vonshme (>40 vjeç) të skizofrenisë
  • Shfaqja e shumë-vonshme (>60 vjec) e skizofrenisë shpesh është pararendës i demencës

Mjekimi me Antipsikotikë

  • Është efektiv pas një përdorimi prej dy deri në ketër javë
  • Është efektiv në rreth 85% të personave në parandalimin e rishfaqjes së një episodi psikotik gjatë vitit të parë pas një psikoze
  • Duhet të merren përditë ose, në rast të një ilaçi depot, një herë në dy deri katër javë
  • Nuk duhet lenë menjëherë por gjithmonë gradualisht
  • Duhet të jepet për dy vjet pas një psikoze, për pesë vjet pas dy psikozave dhe përgjithnjë pas më shumë se dy psikozave
  • Jo shumë efektive për simptomat negative
  • Shpesh kanë një mundësi të vogël në të cilën ato mund të jenë efektive pa efekte anësore të tepruara
  • Shpesh shkaktojnë efekte anësore të ngjashme me parkinsonin si gjendje ngurtësie, dhe pamje të jashtme të ngjashme me maskën
  • Disa herë japin çrregullime të lëvizjes pas një përdorimi shumë të gjatë: diskinezi tardive, zakonisht i muskujve orale dhe faciale, jo gjithmonë e kthyeshme
  • Shpesh jep ndjenjën e topitjes së shqisave dhe emocioneve
  • Një antipsikotik tipik:
  • ka nje kufi më të madh para se të shfaqen efektetet anësore të ngjashme me parkinsonin
  • nuk ka diskinezi tardive
  • jep më pak topitje të shqisave dhe emocioneve
  • janë më shumë të kushtueshme
  • nuk janë shumë të zakonshme në formë depot
  • Klozapine
  • Mjet i fundit
  • Funksionon në 50% të personave në të cilët ilaçet e tjera kanë dështuar
  • Mund të shkaktojnë rënie të qelizave të bardha të gjakut (mbrojtëse ndaj infeksioneve) kështu që duhen bërë shpesh analiza të gjakut

Terapia konjitive e sjelljes

  • Psikoterapia në të cilën personi me skizofreni inkurajohet të sfidoje besimet e tij gjatë eksperiencave të tij psikotike dhe të pranojë shpjegimet alternative
  • Efektive, madje edhe në episode akute
  • Mund të jepet nga psikologët dhe gjithashtu nga infermierë të trainuar
  • Redukton shtrimin në spital

Psiko-edukimi

  • Edukon personin për të rritur bashkëpunimin, autonomi dhe mirë-qenie.
  • E ndihmon atë të përballojë simptomat stresuese

Mbështetja e familjarëve

  • Në të shumtën e rasteve një pjesë e madhe e barrës së kujdesit bie mbi familjen, kështu që mbështetja e saj mund t’i ndihmojë ata të përballojnë situatën
  • Ndihmon familjen të ngrejë kufinj mbi sjelljen
  • Ndihmon familjen të reduktojë emocionet e shprehura
  • Ndihmon familjen të shkëmbejë përvojat

 Trajtim komunitar

  • Mban personin me skizofreni sa më gjatë të jetë e mundur në komunitet
  • Siguron mbështetjen e nevojshme: emocionale, mundësi për shërbime
  • Ndërhyn aktivisht në rastet e pashmangshme të përsëritjes së sëmundjes duke ofruar mjekim dhe mbështetje
  • Kur gjithshka tjetër dështon, ndihmon për shtrimin në spital

SKIZOFRENIA MUND T’I NDODHË KUJTDO: TRAJTONI NJË PACIENT ASHTU SIÇ DO TË DËSHIRONIT T’JU TRAJTONIN EDHE JUVE!!

ECT (terapia elktro-konvulsive apo elektro-shoku, disaherë përdoret kur trajtimet e tjera janë jo të suksesshme, për të “ri-vendosur” sistemin elektrik të trurit)

  • Depresioni eshte nje semundje e zakonshme me pasoja te renda sociale dhe tendence per kronicitet
  • Trajtimi duhet te synoje parandalimin e perseritjes se semundjes. Pacienti, familja dhe doktori duhet te punojne se bashku dhe te bejne nje plan afat-gjate
  • Depresioni mund te trajtohet mire por duhet te kete nje trajtim afatgjate
  • Varet nga lloji dhe shkalla
  • Mbeshtetje, struktura dhe aktivitete
  • Mjekimi, antidepresivet
  • Antidepresantet triciklike (Nortriptiline, amitriptiline, imipramine
  • Frenuesit e Rikapjes se Serotonines (SSRI) (Fluoksetine, paroksetine)
  • Frenuesit MAO
  • Litiumi
  • Psikoterapia (terapia e Njohjes se Sjelljes, psikoterapia nderpersonale)
  • Psikoedukimi

  • 30 dite: 6.1% (4.3% M::8.2% F)
  • 12 – muaj: 10.3% (9.5% M:: 16.3%F
  • per gjate gjithe jetes: 17.1% (11% M::20.8% F)

  • Jane te llojeve te ndryshme ne varesi te ashpersise dhe zhvillimit te semundjes
  • Depresioni Madhor, nje kombinim i simptomave te cilat interferojne me aftesine per te punuar, per te studiuar, per te fjetur, per te ngrene, dhe per t’u kenaqur me aktivitete dikur te pelqyeshme
  • Distimia, nje lloj me pak i ashper i depresionit, i cili perfshin simptoma afat-gjata, kronike te cilat nuk jane paaftesuese, por te cilat nuk i lejojne te funksionojne mire apor te ndihen mire
  • Crregullimi Bipolar (gjithashtu i njohur si semundja maniako-depresive) nuk eshte afersisht po aq i rendesishem sa edhe format e tjera te depresionit
  • Karakterizohet nga ndryshime ciklike te gjendjes se humorit, pacienti perjeton ngritje te ashpra (mani) dhe ulje (depresion)
  • Disahere kalimet nga nje gjendje shpirterore ne tjetren jane dramatike dhe te shpejta, por me shpesh ato jane graduale
  • Renie patologjike e gjendjes shpirterore (depresion) ose rritje (mani)
  • Relativisht nje semundje e zakonshme: 4-8 % depresion; 1-1.5 % bipolar
  • Shkaktar i demtimeve dhe paaftesive


  • Gjendje të humorit të përsëritura të trishtimit, ankthit, ose “boshllëkut”
  • Ndjenja të mungesës së shpresës, pesimizmit
  • Ndenja të fajit, pavlefshmërisë dhe mungesës së shpresës
  • Humbje e interesit ose kënaqësisë në hobet dhe aktivitetet që dikur ishin të pëlqyeshme duke përfshire dhe seksin
  • Rënie e energjive, lodhje, ndjenja të “ngadalësimit”
  • Paaftësia për të vepruar
  • Vështirësi për t’u përqëndruar, për t’u kujtuar, për të marrë vendime
  • Paaftësi për të menduar qartë, mendime të papërcaktuara
  • Pagjumësi, zgjim i hershëm në mëngjes ose tej-fjetje
  • Humbje e oreksit dhe/ose humbje e peshës, ose mbingrënie dhe rritje në peshë
  • Pa-pushueshmëri, ose paarsyeshmëri
  • Simptoma fizike të përsëritura të cilat nuk i përgjigjen trajtimit, si dhimbje koke, çrregullime të tretjes, dhe dhimbje kronike
  • Mendime të vdekjes apo suicideve, orvajtje për të kryer suicid

  • Gjendje të humorit të përsëritura të trishtimit, ankthit, ose “boshllëkut”
  • Ndjenja të mungesës së shpresës, pesimizmit
  • Ndenja të fajit, pavlefshmërisë dhe mungesës së shpresës
  • Humbje e interesit ose kënaqësisë në hobet dhe aktivitetet që dikur ishin të pëlqyeshme duke përfshirë dhe seksin
  • Rënie e energjive, lodhje, ndjenja te “ngadalësimit”
  • Paaftësia për të vepruar
  • Vështirësi për t’u përqendruar, për t’u kujtuar, për te marre vendime
  • Paaftësi për të menduar qartë, mendime të papërcaktuara
  • Pagjumësi, zgjim i hershëm në mëngjes ose tej-fjetje
  • Humbje e oreksit dhe/ose humbje e peshës, ose mbingrënie dhe rritje në peshë
  • Pa-pushueshmëri, ose paarsyeshmëri
  • Simptoma fizike të përsëritura të cilat nuk i përgjigjen trajtimit, si dhimbje koke, çrregullime të tretjes, dhe dhimbje kronike mendime të vdekjes apo suicideve; orvajtje për të kryer suicid

 Simptomat e fazes maniake

  • Euforia, te qenit ne humor
  • Axhitim, zemerim, paarsyeshmeri, papushueshmeri
  • Mendime konkurruese, te folura papushim
  • Rritje e energjise, pagjumesi
  • Vete-besim i zmadhuar; madheshti; gjykim i varfer
  • I pakujdesur per te defryer apo per t’u marre me aktivitete te tjera me potencial te larte duke patur pasoja te dhimbshme
  • Deluzione ose halucinacione
  • Perdorimi i droges apo alkoolit
  • Vitalitet i rritur seksual
  • Sjellje agresive
  • Paaftesi per t’u perqendruar mire

  • Depresioni atipik
  • Çrregullimet sezonale afektive
  • Depresioni Kronik
  • Depresioni simptomatik (sëmundje e drogës, medikamenteve dhe e metabolizimit)
  • Ciklotimi

  • Veprime të ndërlikuara midis geneve dhe mjedisit
  • Prekshmëria biologjike
  • Mungesë shprese
  • Karakteri/Temperamenti
  • Background-i (sfondi) kulturor
  • Shpërndarje jo e barabartë dhe shprehje

Shkaktari i çrregullimit bipolar është nën shqyrtim, por ekzistojnë tregues të fortë për të menduar se eshte një çrregullim i bazuar në tru. Duket se disa faktorë veprojnë së bashku për të prodhuar sëmundjen. Mundësitë përfshijnë:

  • Një mosbalancim i neurotransmetitorëve
  • Nje çrregullim gjenetik

Kur një individ është i predispozuar ndaj një çrregullimi bipolar, një episod mund të shfaqet prej:

  • Një ngjarjeje të rëndësishme jetësore
  • Stresi në doza të mëdha
  • Një mjekimi me antidepresivë
  • Luhatjet sezonale të dritës (mania është më mbizotëruese në verë, depresioni në pranverë, vjeshtë dhe dimër)
  • Pagjumësia

  • Mjekimi (stabilizues të gjendjes shpirtërore, anti-depresivët, dhe/ose medikamentet anti- ankthit)
  • Terapia njohëse e sjelljes (sfidon dhe ndryshon modelet e mendimeve negative dhe të sjelljeve jo të përshtatshme);
  • Psikoedukimi (mësohet mbi sëmundjen dhe trajtimin e saj; duke njohur dhe parandaluar përsëritjen);
  • Terapi në familje (ndihmon anëtarët e familjes të përballojnë dhe të manaxhojnë stresin bipolar);
  • Terapia e ritmit social (përmirëson mardhëniet ndërpersonale dhe rregullon rutinën ditore, për të shmangur episodet maniakale);
  • ECT (terapia elktro-konvulsive apo elektro-shoku, disaherë përdoret kur trajtimet e tjera janë jo të suksesshme, për të “ri-vendosur” sistemin elektrik të trurit).

  • Bisedojne per mendimet suicidale apo deshiren per te vdekur
  • Ndjehen te pashprese, saqe asgje nuk do te ndryshoje apo permiresohet
  • Ndihen te pandihmueshem, saqe askush nuk mund te beje gje per te ndryshuar
  • Ndihen si rendese per familjen apo miqte
  • Abuzimi me alkoolin apo drogen
  • Vendosja e puneve sipas rradhes
  • Shkrimi i nje shenimi suicidal
  • Vendosja e vetvetes ne rrezik, ose ne situata ku ekziston rreziku per t’u vrare

  • Lëndim psikologjik; jeta nuk është më si më parë
  • Vetmia; ndiheni i vetmuar dhe i keqkuptuar
  • Vazhdojnë përjetimet dhe makthet
  • Gjendje mbi-ngacmueshmërie
  • Turp dhe faj
  • Çrregullime gjumi

  • Medikamente (SSRI)
  • Terapi kognitivo-bihejviorale
  • Rikonstruksioni i ngjarjes traumatike
  • Ekspozimi imagjinar
  • Terapi kognitive 
  • Desensibilizim dhe riproçesim me anë të lëvizjes së syve (EMDR)
  • Rikonstruksioni i ngjarjes traumatike
  • Pamjet dhe mendimet më të dhimbshme
  • Proçedura e EMDR (ripërjetim dhe shpërqëndrim)
  • Psikoterapi ndërpersonale
  • Eksplorimi i ndikimit ndërpersonal të traumës
  • Diskutimi i traumës si një tranzicion nga një rol në një tjetër

  • Depresioni eshte nje semundje e zakonshme me pasoja te renda sociale dhe tendence per kronicitet
  • Trajtimi duhet te synoje parandalimin e perseritjes se semundjes. Pacienti, familja dhe doktori duhet te punojne se bashku dhe te bejne nje plan afat-gjate
  • Depresioni mund te trajtohet mire por duhet te kete nje trajtim afatgjate
  • Varet nga lloji dhe shkalla
  • Mbeshtetje, struktura dhe aktivitete
  • Mjekimi, antidepresivet
  • Antidepresantet triciklike (Nortriptiline, amitriptiline, imipramine
  • Frenuesit e Rikapjes se Serotonines (SSRI) (Fluoksetine, paroksetine)
  • Frenuesit MAO
  • Litiumi
  • Psikoterapia (terapia e Njohjes se Sjelljes, psikoterapia nderpersonale)
  • Psikoedukimi

Aktiviteti i qirinjve



Nr.8092, datë 21.3.1996

PER SHENDETIN MENDOR


Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991
"Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE


V E N D O S I:


KREU I

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1

Mbrojtja e shëndetit mendor sigurohet nga strukturat e administratës shtetërore dhe institucionet publike e private të caktuara për këtë qëllim. Shoqatat, fondacionet, organizatat bamirëse, organizmat e tjerë joqeveritarë, si dhe grupimet e pacientëve a familjarëve të tyre, ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit mendor.

Neni 2

Mbrojtja e shëndetit mendor realizohet nëpërmjet sigurimit të kujdesit shëndetësor dhe të një mjedisi social të përshtatshëm për të sëmurët mendorë, si dhe nëpërmjet ndjekjes së një politike parandaluese për mbrojtjen e shëndetit mendor.

Neni 3

Politika parandaluese për mbrojtjen e shëndetit mendor mbështetet në:
1. Zbatimin e parimeve të mbrojtjes së shëndetit mendor në
institucionet arsimore, shëndetësore, qendrat e punës dhe repartet ushtarake.
2. Ngritjen e institucioneve parandaluese dhe këshilluese.
3. Mbështetjen e organizmave dhe iniciativave në fushën e kujdesit të shëndetit mendor.
4. Përfshirjen e elementeve të kujdesit shëndetësor mendor në programet e formimit për personat që punojnë në sektorët e arsimit, përkujdesjes shoqërore, shëndetësisë, administratës, organizimit të veprimtarive shlodhëse.
5. Realizimin e kërkimeve në fushën e përmirësimit të shëndetit mendor dhe parandalimin e çrregullimeve mendore.
6. Rikuperimin e shëndetit mendor te të sëmurët.

Neni 4

Në kuptim të këtij ligji:
1. "Person me çrregullime mendore" është personi që:
a) paraqet probleme të funksionimit mendor, të cilat, në bazë të njohurive mjekësore, klasifikohen si çrregullime mendore dhe është nevoja për trajtim të specializuar shëndetësor;
b) ka prapambetje mendore;
c) paraqet çrregullime psikosociale, që kërkojnë trajtim të specializuar psikosocial;
2. "Institucion psikiatrik dhe rehabilitues" janë:
a) spitali psikiatrik;
b) reparti psikiatrik në një spital të përgjithshëm;
c) shtëpitë e kurimit dhe/ose rehabilitimit;
d) agjencitë e shërbimeve sociale.
3. "Institucionet për personat me prapambetje mendore" janë institucionet e rehabilitimit, edukimit dhe të kujdesjes për personat me prapambetje mendore.
4. "Miratimi" është pranimi i bërë me vullnet të lirë nga personi me çrregullime mendore, i cili është në gjendje të kuptojë informacionin e transmetuar në mënyrë të qartë e të kuptueshme, lidhur me shtrimin në një institucion psikiatrik, procedurat e diagnostikimit dhe trajtimit, si dhe rezultatet që priten prej tyre.

Neni 5

Kujdesi për shëndetin mendor për personat me çrregullime mendore sigurohet nga shërbimi i kujdesit psikosocial, shërbimi i kujdesit shëndetësor parësor nëpërmjet mjekut të familjes dhe në veçanti nga shërbimi shëndetësor psikiatrik, i cili përfshin trajtimin e urgjencës, shërbimin ambulator, kujdesin spitalor, shtëpitë e kurimit, kujdesin komunitar, shërbimin psikosocial nëpërmjet psikologut dhe punonjësit social.

Neni 6

Personat me zhvillim mendor të vonuar dhe ata me çrregullime mendore trajtohen falas në institucionet publike të kurimit,
rehabilitimit, arsimimit dhe edukimit. Kur këta persona janë nën moshën 18 vjeç dhe trajtohen në institucione private, shteti mbulon pjesën e shpenzimeve të barabartë me koston e trajtimit në institucionet publike.

Neni 7

Organizmat e përkujdesjes shoqërore, në bashkëpunim me shërbimin shëndetësor psikiatrik e psikosocial, sigurojnë mbështetjen sociale për personat, të cilët, për shkak të sëmundjeve mendore ose zhvillimit mendor të vonuar, kanë vështirësi në sigurimin e një jete normale, nëpërmjet:
1. ruajtjes dhe zhvillimit të aftësive për të siguruar jetesën;
2. organizimin e ndihmës nga persona, grupe, organizma dhe institucione vullnetare;
3. sigurimin e mbështetjes financiare dhe materiale, në përputhje me parimet e politikës shëndetësore dhe të përkrahjes sociale.

Neni 8

Në të gjitha institucionet psikiatrike dhe rehabilituese, Ministria e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe ish-të Përndjekurve Politikë cakton punonjës socialë, të cilët mbikëqyrin trajtimin e pacientëve nga pikëpamja sociale dhe e mbrojtjes së të drejtave të tyre.

Neni 9

Minist ria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe ish-të Përndjekurve Politikë përcakton parimet bazë të politikës rehabilituese dhe edukative për fëmijët dhe të rinjtë me shkallë të ndryshme prapambetjeje mendore.

KREU II

EKZAMINIMI, TRAJTIMI, REHABILITIMI, KUJDESI
DHE ASISTENCA

Neni 10

Mjeku i familjes ka të drejtë të lëshojë një certifikatë mjekësore ose të rekomandojë një person me çrregullime mendore te mjeku psikiatër, psikologu a punonjësi social, si dhe të rekomandojë trajtimin në një institucion të kujdesit shëndetësor, vetëm pas ekzaminimit të drejtpërdrejtë të atij personi.
Rekomandimi për një institucion psikiatrik lëshohet ditën e ekzaminimit dhe është i vlefshëm për një periudhë 5-ditore. Punonjësi social a psikologu, kur e gjykojnë të arsyeshme, rekomandojnë personin me çrregullime mendore te mjeku i familjes ose mjeku psikiatër.

Neni 11

Trajtimi në institucionet psikiatrike e rehabilituese rregullohet në bazë të parimeve të përgjithshme të politikës shëndetësore e sociale. Ky trajtim është i njëjtë me atë që u sigurohet të sëmurëve në spitalet e përgjithshme. Në këtë trajtim duhet marrë parasysh jo vetëm aspekti mjekësor, por edhe interesat dhe vlerat e tjera personale të personit që trajtohet, duke synuar përmirësimin e shëndetit të tij mendor me sa më pak shqetësim për të.

Neni 12

Personi me çrregullime mendore i shtruar në një institucion psikiatrik e rehabilitues ka të drejtën e kontakteve të pakufizuara me familjen dhe persona të tjerë. Kontaktet mund të kufizohen, për aq kohë sa është e nevojshme, kur ato ndikojnë negativisht në gjendjen shëndetësore të personit, me vendim të mjekut kurues dhe miratim të drejtuesit të institucionit. Korrespondenca e tij nuk kontrollohet.

Neni 13

Personi me çrregullime mendore që është duke u trajtuar në një institucion psikiatrik e rehabilitues, me propozim të mjekut që e trajton dhe miratim të titullarit të institucionit, mund të lejohet të largohet përkohësisht nga institucioni, pa u konsideruar i dalë prej andej, me kusht që të mos paraqesë rrezik për shëndetin dhe jetën e tij ose të të tjerëve.

Neni 14

Veprimtaria rehabilituese në institucionet psikiatrike e rehabilituese nuk ka qëllim fitimi. Përfshirja e të sëmurëve me çrregullime mendore në veprimtari punësuese brenda institucionit psikiatrik ka karakter vullnetar, mjekues dhe rehabilitues, si dhe lehtëson riintegrimin e pacientëve në jetën shoqërore.
Kushtet e punës, mjediset dhe problemet e tjera që kanë të bëjnë me politikën rehabilituese në institucionet psikiatrike, përcaktohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ministria e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe ish të Përndjekurve Politikë.

Neni 15

Heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar i personave me çrregullime mendore ose me prapambetje mendore mund të propozohet nga komisioni psikiatriko ligjor, i përbërë nga jo më pak se 3 veta. Vendimi përkatës merret nga gjykata në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile. Në vendim gjykata cakton edhe kujdestarin ligjor të tij.

Neni 16

Titullari i institucionit psikiatrik e rehabilitues duhet të njoftojë gjykatën e rrethit, nëse vërtetohet që kujdestari ligjor i personit me çrregullime mendore ose me prapambetje mendore, që ndodhet nën kontrollin e institucionit të tij, nuk i përmbush detyrimet e tij. Në këtë rast gjykata mund të revokojë kujdestarin e caktuar më parë, duke caktuar një kujdestar të ri.

Neni 17

Personi i sëmurë, kujdestari i tij ligjor dhe familjarët e tij gëzojnë të drejtën për tu informuar për gjendjen shëndetësore të tij si dhe metodat e ekzaminimit e të kurimit që do të zbatohen. Informacioni jepet nga mjeku kurues ose punonjësi social, në bazë të gjendjes shëndetësore të pacientit dhe të parimeve të etikës mjekësore.

Neni 18

Dispozitat e këtij ligji, që parashikojnë të drejtën e personit me çrregullime mendore për të pranuar shtrimin, diagnostikimin, trajtimin dhe daljen nga institucioni psikiatrik, janë të vlefshme edhe për kujdestarin ligjor të pacientit të mitur dhe/ose të atij që i është hequr a kufizuar zotësia për të vepruar.

KREU III

KUFIZIMI FIZIK

Neni 19

Kufizimi fizik i personit me çrregullime mendore parashikon mbajtjen me forcë, përdorimin e detyruar të medikamenteve, imobilizimin ose izolimin. Kushtet dhe mënyra e aplikimit të tyre përcaktohen në rregulloren e shërbimit psikiatrik.

Neni 20

Për realizimin e detyrimeve të këtij ligji, kufizimi fizik i personave me çrregullime mendore mund të përdoret vetëm kur:
a) personi paraqet rrezikshmëri për shëndetin dhe/ose jetën e tij dhe të të tjerëve;
b) kryen veprime kundër sigurisë publike;
c) me veprimet e tij dëmton ose shkatërron objektet përreth;
d) si dhe në të gjitha ato raste që parashikohen në rregulloren e shërbimit psikiatrik.

Neni 21

Vendimi për të zbatuar kufizimin fizik merret nga mjeku, i cili përcakton mënyrën e kufizimit dhe mbikëqyr personalisht zbatimin e saj. Në institucionet psikiatrike e rehabilituese, kur është i pamundur sigurimi i vendimit të menjëhershëm të mjekut, vendimi për zbatimin e kufizimit fizik jepet nga infermieri, i cili njofton menjëherë mjekun. Mjeku mund të shfuqizojë vendimin e infermierit, kur e gjen të padrejtë. Veprimet e mjekut, si dhe vendimet e marra nga ai pasqyrohen në dokumentacionin përkatës.

Neni 22

Përpara zbatimit të kufizimit fizik, personi që do të kufizohet duhet të informohet. Gjatë zbatimit të kufizimit fizik duhet të zgjidhet mënyra më pak shqetësuese dhe të tregohet kujdes për mirëqenien e personit.

Neni 23

Vendimi i kufizimit fizik duhet të përligjet brenda 24 orëve nga marrja e tij përpara një komisioni të përhershëm të ngritur për këtë qëllim pranë institucionit psikiatrik e rehabilitues. Përbërja e komisionit, të drejtat dhe detyrat, si dhe mënyra e funksionimit të tij, përcaktohen me rregullore të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisit.

Neni 24

Për zbatimin e vendimeve të kufizimit fizik, për rastet e parashkuara në nenin 19, shërbimi i urgjencës, policia dhe zjarrfikësit janë të detyruar të ndihmojnë mjekun me kërkesën e tij.




KREU IV

SHTRIMI, TRAJTIMI DHE DALJA NE INSTITUCIONIN PSIKIATRIK

Neni 25

Personi, i cili për shkak të çrregullimeve mendore:
1. paraqet rrezikshmëri për jetën ose shëndetin e tij dhe/ose të tjerëve;
2. është i paaftë të përmbushë nevojat e tij jetësore, mund të bëhet objekt i një ekzaminimi psikiatrik pa pëlqimin e tij, ose të përfaqësuesit ligjor. Ekzaminimi i detyrueshëm bëhet me vendim të mjekut specialist. Mjeku psikiatër, nëse e sheh të nevojshme, mund të urdhërojë transferimin e menjëhershëm të të ekzaminuarit në spital. Në rastet kur është zbatuar masa e kufizimit fizik, personi duhet të transferohet në spital i shoqëruar nga mjeku specialist dhe personat e ngarkuar me këtë detyrë. Mjeku që kryen ekzaminimin fizik në kushtet e përmendura në këtë nen, duhet ta regjistrojë këtë fakt në dokumente mjekësore (kartelë), duke shpjeguar shkaqet e zbatimit së kësaj mase.

Neni 26

Personi me çrregullime mendore shtrohet në një institucion psikiatrik pas lëshimit të miratimit me shkrim nga ana e tij, nëse këtë e ka kërkuar mjeku i autorizuar në vijim të ekzaminimit të drejtpërdrejtë të personit dhe kur përmbushen kriteret e indikacionet e përcaktuara për shtrim në spital. Shtrimi në një spital psikiatrik i të miturve ose personave të papërgjegjshëm bëhet me miratim me shkrim të kujdestarit ligjor të personit. Nëse ka mosmarrëveshje ndërmjet deklaratave për shtrimin në spital të bëra nga personi i mitur në moshë 12-18 vjeç dhe kujdestari ligjor i tij, vendimi për shtrimin në spital merret nga komisioni i mjekëve.

Neni 27

Një person me çrregullime mendore mund të shtrohet në një institucion psikiatrik, pa marrë miratimin e cituar në nenin 26, vetëm nëse për shkak të çrregullimit mendor të tij ai paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për jetën ose shëndetin e tij dhe të të tjerëve. Vendimi për shtrimin e një personi merret nga mjeku specialist vetëm pasi të ketë kryer personalisht ekzaminimin e tij. Personi i sëmurë, familjarët e tij ose kujdestari ligjor gëzojnë të drejtën të informohen për shkaqet e marrjes së këtij vendimi. Procedurat e shtrimit pasqyrohen në kartelat klinike.

Neni 28

Mjeku që vendos shtrimin pa miratimin e personit, kujdestarit ligjor të tij, duhet të njoftojë brenda 24 orëve shefin e klinikës, i cili lejon ose jo mbajtjen e mëtejshme të personit në institucionin psikiatrik. Shefi i klinikës, brenda 48 orëve nga dhënia e lejes për shtrim të detyruar, duhet ta paraqesë rastin përpara gjykatësit të vetëm në gjykatën e rrethit ku ndodhet insitucioni.

Neni 29

Gjyqtari i vetëm, i cili shqyrton çështjen jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e saj, thërret për shpjegime personin e shtruar në institucionin pa miratimin e tij, kujdestarin ligjor të tij, mjekun që ka kryer shtrimin, shefin e klinikës që e ka lejuar, si dhe familjarët ose personat e interesuar për të shtruarin. Vendimi i gjyqtarit të vetëm për ta mbajtur ose për ta nxjerrë të sëmurin nga institucioni psikiatrik zbatohet menjëherë.

Neni 30

Në rast se personi i shtruar pa miratimin e tij në institucionin psikiatrik e jep miratimin pas shtrimit dhe shefi i klinikës bindet se miratimi është dhënë pas informimit të rregullt, dërgimi i çështjes në gjykatë nuk bëhet.

Neni 31

Personi i shtruar në një institucion psikiatrik dhe kujdestari ligjor i tij kanë të drejtën e informimit të plotë për trajtimin terapeutik që propozon mjeku specialist. Informimi përmbledh mënyrën e trajtimit, medikamentetet që do të përdoren dhe efektet anësore të mundshme, rezultatet që priten prej trajtimit, kohëzgjatjen, trajtimet alternative, si dhe të dhëna të tjera që kërkohen prej tyre.

Neni 32

Personi i shtruar pa miratimin e tij në një institucion psikiatrik trajtohet me procedurat mjekësore të domosdoshme, për të shmangur çrregullimet që kanë sjellë në shtrimin pa miratim të tij.

Neni 33

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisit përcakton me rregullore të veçantë mënyrat dhe procedurat e trajtimit terapeutik që janë më të rrezikshme për shëndetin e pacientit dhe për të cilat kërkohet me çdo kusht miratimi i tij ose i kujdestarit ligjor.

Neni 34

Kufizimi fizik mund të zbatohet ndaj një personi të shtruar në institucionin psikiatrik pa miratimin e tij në rrethanat e përcaktuara në nenin 20 të ligjit, si dhe kur ky kufizim është i nevojshëm për të realizuar ndërhyrjet terapeutike të domosdoshme Kufizimi mund të zbatohet edhe për të penguar largimin pa leje nga institucioni psikiatrik.

Neni 35

Vendimi për nxjerrjen nga institucioni psikiatrik i një personi të shtruar me miratimin e tij merret nga shefi i pavionit dhe nga mjeku kurues, në rastet kur personi nuk paraqet më rrezikshmëri për veten e tij dhe për të tjerët. Zgjatja e periudhës së shtrimit bëhet me vendim të mjekut specialist. Për vendimin e mësipërm shefi i pavionit vë në dijeni familjen, kujdestarin ligjor ose personat e interesuar.

Neni 36

Për çdo person të shtruar me ose pa miratimin e tij në një institucion psikiatrik, familja e tij ose përfaqësuesi ligjor kanë të drejtën të kërkojnë daljen nga spitali në çdo kohë. Kjo kërkesë mund të bëhet në çdo formë dhe regjistrohet në kartelën klinike personale. Nëse refuzohet dalja nga spitali, ata kanë të drejtën të ankohen në gjykatën e rrethit ku ndodhet institucioni psikiatrik, brenda 7 ditësh nga dita e marrjes dijeni, dhe çështja shqyrtohet nga gjyqari i vetëm, vendimi i të cilit është i formës së prerë.

Neni 37

Personi që për shkak të prapambetjes mendore:
a) nuk është i aftë të kujdeset për veten dhe të përmbushë nevojat jetësore të tij,
b) nuk ka të siguruar kujdesin e personave të tjerë dhe
c) nuk ka nevojë për trajtim psikiatrik, rekomandohet nga mjeku për pranim në institucionet për personat me prapambejtje mendore.

Neni 38

Për personat e pranuar në këto institucione pa miratimin e tyre ose të kujdestarit ligjor zbatohen dispozitat e këtij kreu.

KREU V

DISPOZITA TE FUNDIT

Neni 39

Personat që zhvillojnë veprimtari të parashikuara në këtë ligj janë të detyruar të ruajnë sekretin profesional për çështje që i kanë mësuar gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Këta persona përjashtohen nga detyrimi i ruajtjes së sekretit profesional vetëm kur informacioni i jepet mjekut kurues të të sëmurit dhe/ose organizmave të asistencës sociale, si dhe organeve që me ligj kanë të drejtë ta kërkojnë këtë informacion.

Neni 40

Personat e përmendur në nenin 39 nuk mund të paraqiten në gjyq me cilësinë e dëshmitarit në një proces ndaj një personi me çrregullime mendore të trajtuar prej tyre, përveçse kur me ligj parashikohet ndryshe.

Neni 41

Personat me çrregullime mendore që kanë kryer një vepër penale dhe janë dënuar nga gjykata të vuajnë dënimin në institucione psikiatrike, përfitojnë kujdesin mjekësor sipas dispozitave të këtij ligji. Për ta nuk zbatohen dispozitat e parashikuara në nenet 12, 13, 26, 34 dhe 35 të këtij ligji.

Neni 42

Masat e sigurimit për personat e përmendur në nenin 41 merren nga organet e ngarkuara për ruajtjen e tyre, sipas rregullores së miratuar nga ministri i Drejtësisë dhe ministri i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit.



Neni 43

Institucionet psikiatrike janë të detyruara të shqyrtojnë të gjitha kërkesat, ankesat dhe propozimet e bëra nga shoqata a grupime të tjera vullnetare të pacientëve, familjarëve ose personave të interesuar për mbrojtjen e interesave të të sëmurëve mendorë.

Neni 44

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ministria e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe ish-të Përndjekurve Politikë miratojnë rregulloret e nevojshme për zbatimin e këtij ligji, të cilat janë të detyrueshme për të gjitha institucionet psikiatrike publike dhe private.

Neni 45

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.1447, datë 5.4.1996 të Presidentit të Republikës
së Shqipërisë, Sali Berisha

Tek disa fëmijë nuk zhvillohen aftësitë (kapacitetet) mendore me shpejtësinë normale. Ata në përgjithësi nuk e arrijnë kurrë nivelin normal. Prej kësaj mangësie konjitive këta fëmijë  kanë vështirësi në fusha të ndryshme të jetës për të funksionuar plotësisht, në krahasim me moshatarët e tyre. Një e metë mendore (handikap mendor) mund të vijë nga shkaqe të ndryshme, ndër të tjerat trashëgimia (shfaqet në familje) e lindur (sindroma e Down) ose traumatike (psh mungesa e oksigjenit në lindje, dëmtimi i trurit, prej një aksidenti, epilepsi). Trajtimi i një të mete mendore nuk është i mundur. Mundësitë ekzistuese janë që nëpërmjet mësimdhënies së përshtatur ose trajnimit, përkrahjes dhe udhëheqjes, të arrihet një nivel sa më i lartë dhe një pavarsi sa më e madhe dhe kjo të qëndrojë e tillë. Eshtë e rëndësishme që mjedisi rrethues i fëmijës të jetë në ekuilibër, të mos ketë ngacmime  të tepërta apo të pamjaftueshme.

Frika/ankthi i braktisjes është frika se mund t’i lenë vetëm. Fëmijët kanë frikë se do ndodhi diçka e keqe me pridërit e tyre, psh se ata do të aksidentohen ose sëmuren. Ose se diçka e tmershme do t’ju ndodhi atyre vete, psh do të rrembehen (prej dikujt) ose do të humbasin diku. Fëmijët me ankthin e braktisjes e kanë të vështirë të ndërmarrin gjëra vete. Ata kanë shpesh probleme që t’i zërë gjumi.



Tek ankthi social përfshihen fëmijët dhe të rinjtë që kanë frikë të gjykohen prej të tjerëve. Ata kanë frkë se u duken  në sy të tjerëve të çuditshëm ose budallenj. Për ata është e vështirë të jenë në qendër të vëmendjes. Për shembull në një teatër në shkollë ose në qoftë të se duhet të pyesin diçka në dyqan. Për disa fëmijë është gjithashtu e vështirë të luajnë me fëmijë të tjerë. Ata nuk dinë edhe aq mirë se çfarë duhet të thonë ose kanë frikë se do t’i përqeshin.

Fëmijët me çrregullim të ankthit/frikës së përgjithshme, janë gjithë kohën të shqetësuar dhe rrinë e vrasin mendjen shumë. Ata nuk ia dalin dot që t’a kenë këtë gjë nën kontroll. Fëmijët dhe të rinjtë plus kësaj shpesh nuk gjejnë dot qetësi, lodhen shpejt, janë të acaruar, kanë muskuj të tensionuar dhe mund të vuajnë prej çrregullimeve të gjumit.

Fëmijët ose të rinjtë me probleme paniku mundet që të tremben, frikësohen, papritur, pa arsye. Më vonë ata frikësohen që përsëri mund të kenë një atak të tillë paniku. Këta fëmijë kur kanë sinjale trupore si psh j’u vjen për të vjellë, shqetësohen s’e do të kenë përsëri një atak paniku. Ata shmangin të qenit vetëm. Gjithashtu ata shmangin hapësirat prej nga mund të largohen me vështirësi, si psh kinematë.

Ekzistojnë shumë frikësime/ankthe specifike. Për shembull për errësirën, për qentë, për gjilpërat, për shpërthimet, për tërheqjen dhe shplarjen e wc, për stuhitë.

Gjatë terapisë konjitive të sjelljes, fëmijët mësojnë hap pas hapi, që situatat të cilat ata i frikësojnë t’i konfrontojnë. Mbi të gjtha ata mësojnë të dallojnë mendimet e tyre dhe t’i hetojnë ato: Çfarë ndodh tani ekzaktësisht që unë frikësohem? Ata mësojnë mënyra që të përballojnë frikën e tyre. Për më të shumtat e ankesave ose problemeve me frikën, kjo është forma më e rëndësishme e terapisë, e cila jep edhe efektin më të gjatë.

Ilaçet mund t’a pakësojnë frikën dhe të kujdesen që fëmijët t’a ndiejnë veten më pak të mërzitur. Ilaçet përdoren gjithmonë në krah (ose paralelisht) me terapinë e sjelljes. Ilaçet më të përdorura janë antidepresantët. Këto kanë gjithashtu një efekt pozitiv, mbi ankesat e frikës/ankthit, veçanërisht mbi ataket e panikut, por dhe mbi obsesionet dhe kompulsionet.

  • Qëndro vetë i qetë
  • Tregoje krenarinë që ndjen kur fëmija bën diçka që atij ose asaj i duket e vështirë
  • Dëgjoje mirë fëmijën tënd, pa i treguar se si ai duhet t’a zgjidhi problemin (situatën)
  • Lëre atë t’a mendojë vetë zgjidhjen për situatat që atij i duken të vështira
  • Stimulojini fëmijët që ata sido që të jetë të bëjnë gjërat që atij ose asaj i duken të vështira
  • Mendo një hap (zgjidhje) të ndërmjetme, në qoftë se diçka për fëmijën tënd është shumë e vështirë. Fëmija juaj, psh nuk guxon të shkojë vetëm në dyqan. Në vend që të mos shkoni fare, mundet që ju së bashku të mendoni diçka, që ai të guxojë të shkoj.
  • Për shembull: ju shkoni me të tek dyqani, por ju qëndroni tek dera e dyqanit, ndërsa fëmija juaj shkon dhe blen gjërat vetë (dmth bën pazarin vet)
  • T’i bësh presion të lehtë është mirë, por mos e sforco (apo detyro) fëmijën tënd kur ka panik!

Në qoftë se fëmija rregullisht flet mbi vdekjen dhe që do të vdesi, ju duhet që menjëherë të këshilloheni me një mjek apo psikolog. Në këtë moment vetvrasja është në të gjithë botën, arsyeja e dytë e vdekjes së të rinjve midis moshës 15 dhe 25 vjeç. Reth 20-30% e të rinjve mendon mbi vetvrasje ose ka menduar për vetvrasje dhe 8% thotë që e ka kryer tashmë një tentativ për vetvrasje.

Tek fëmijët nën moshën 12 vjeçare, jepet terapi me lojra ose interaktivitet, në mënyrë që kështu të forcohet besimi në vetvete dhe të krijohet një ide më e mirë mbi vetveten. Plus kësaj ushtrohet sjellja e fëmijëve që kontakti me fëmijët e tjerë të përmirësohet, në mënyrë që të parandalohet dhe zvogëlohet izolimi social i fëmijës. Gjithashtu tek fëmijët më të rritur ushtrohet sjellja, por trajnohen edhe mendime pozitive ose konjitive (njohëse). Shpesh përfshihen në terapi prindrit ose pjestarë të tjerë të rëndësishëm të familjes, psh në bisedat familjare.

Fëmijët dhe të rinjtë me depresion duhet të marin antidepresiv në momentin që trajtimi (bisedat) psikologjike janë kryer dhe nuk ka pasur rezultate të mjaftueshme. Ose tek ankesa tepër serioze. Kur jepet një antidepresiv duhet të kihet kujdes, shfaqja e mendimeve mbi vetvrasjen. Hulumtimet e kryera, mbi përshtatjen dhe efektivitetin e antidepresivave në këtë grup moshe, janë akoma të pamjaftueshme. Mbi këtë çështje është akoma duke u diskutuar.

  • Mendime mbi aksidentim të vetë fëmijës ose familjes
  • Mendime mbi një katastrofë që fëmija shkakton vetë nëpërmjet gjërave që kryen
  • Fëmija mendon gjithë kohën se infektohet me mikrobe sëmundjesh
  • Fëmija mendon vazhdimisht se do të bëjë gjëra të tmershme me nuanca seksuale apo agresive

  • I lan duart shumë shpejt
  • Dëshirojnë gjithë kohën të kontrollojnë
  • Në mënyrë të përsëritshme të rregullojnë gjërat (plaçkat), t’i vendosin prapë në radhë
  • Fëmija numëron të gjitha gjërat që i dalin përpara
  • Në mendimet e tyre, përsëritin gjithë kohën fjalët

Terapia më e rëndësishme si tek fëmijët e vegjël dhe tek ata pak më të rritur është terapia e sjelljes. Kjo terapi është krijuar për të dalluar sinjalet e hershme të kompulsionit dhe për t’u mësuar fëmijëve një sjellje tjetër alternative në vend të kompulsioneve.

Përdorshmëria dhe efektiviteti i ilaçeve (përgjithësisht i antidepresivave) për trajtimin e ankesave të obsesionit, për shkak të mungesës së një hetimi të duhur në këtë grup moshe, është akoma një pikë diskutimi. Për ankesat serioze jepen ndonjëherë antidepresiva. Doktori duhet, që natyrisht, t’a mbaj ecurinë e pacientit nën kontroll. Ilaçet gjithmonë duhet të jepen në kombinim me trajtimin psikologjik (bisedat, etj).

  • Harresa
  • Vështirësi me detajet
  • Humbje e sendeve
  • Tërheqja e shpejtë e vemendjes
  • Duan të bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë
  • Nuk munden, s’janë në gjendje të qëndrojnë duke dëgjuar
  • Çfarë i thuhet fëmijës i futet në një vesh dhe i del nga veshi tjetër
  • Kanë vështirësi të përqëndohen tek një gjë e vetme

  • Veprojnë menjëherë e pa u menduar më përpara
  • Thonë diçka pa e menduar më përpara
  • Këmbëngulin të bëjnë diçka pa marrë parasysh të tjerët
  • Duan të flasin para se t’u vijë radha. Gjithashtu edhe sepse fëmija ka frikë se harron, çfarë dëshiron të thotë

  • Gjithmon një ndjenjë shqetësimi
  • Dëshirë e madhe për të lëvizur
  • Gjatë gjithë kohës duke luajtur (lëvizur) me duar ose me një send (jo në mënyrë të qetë)
  • Ngrihen në këmbë kot së koti dhe pa vend në situata që nuk është e përshtashme
  • Ngjiten sipër çdo gjëje
  • Qëllojnë me këmbë (mbi gjëra)
  • Vazhdojnë të flasin pa frenim
  • Vijnë me vështirësi në qetësi
  • Janë të lëvizshëm gjatë të fjeturit

Në këto biseda ekzaminohen mënyrat më të mira, se si fëmijët dhe prindrit mundet të veprojnë me ADHD dhe kërkohen zgjidhje për problemet konkrete. Fëmijët me ADHD mësojnë kryesisht kur ju jepet shpërblim. Për këtë arsye duhet të kërkohet mbi të gjitha që të gjenden mundësira për t’i shpërblyer ata.

Fëmijët me ADHD kanë, megjithë impulsivitetin e tyre, dhe vështirësinë për t’u përqëndruar mbi informacionin (social), ndonjëherë gjithashtu probleme në sjellje në shoqëri me fëmijët e tjerë. Fëmijët mund t’a përmirësojnë këtë gjë duke mësuar në një grup, mbi  aftësitë sociale. Prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët e tyre në këtë gjë, nëpërmjet bisedimit me ta të situatave shoqërore. 

Trajtimi i ADHD është simptomatik. Kjo do të thotë që ilaçet i pakësojnë ose i zhdukin shenjat e ADHD. Nuk ka ilaçe që mund t’a shërojnë ADHD. Ilaçi i cili jepet më tepër prej doktorve është Methylfenidaat ose Ritalin. Ky ilaç është jashtzakonisht efektiv dhe ndihmon tek 70% e fëmijëve.

Nuk ekziston asnjë terapi që të mund të shërojë autizmin ose PDD-NOS. Por duke i përshtatur fëmijës ose të riut mjedisin rrethues, ai mundet që shumë më lehtë të funksionojë. Gjatë bisedave, prindrit dhe specialisti kërkojnë së bashku zgjidhjen e duhur për fëmijën e tyre, ku vëmendja më e madhe i kushtohet mjedisit sa më të përshtashëm. Prindërit, vëllezërit dhe motrat, mësojnë si të sillen (veprojnë) me problemet sociale, por dhe me problemet e shpeshta që vijojnë si agresioni, sjellje kaotike dhe automotulimi (plagosja e vetvetes).

Nuk ekzistojnë ilaçe që të mund të zhdukin problemet sociale ose komunikative. Po ilaçet mund të ndihmojnë në rast se ka shumë probleme shtesë, si psh, hiperaktivitet, agresivitet, shpërthime të forta të inatit ose sjellje kaotike dhe të padrejtuar. Ilaçet ndihmojnë që në këto raste fëmija të menaxhohet më lehtë, të jetë më i hapur në komunikim dhe të rrisë kapacitetin e tij për të mësuar.

  • Fëmija ose i riu qëllimisht mundohet të dobësohet
  • Ha shumë pak
  • Ka ulje të ndjeshme në peshë, gjë që krijon probleme fizike si psh: ka ftohtë, ngadalësim të funksionimit të zemrës, çrregullime në menstruacione (ose ciklin periodik) dhe ulje të densiteit të kockave 
  • Mundohet që dëshirën dhe oreksin për të ngrënë t’a injorojë
  • Ka shumë frikë të shëndoshet
  • Vazhdon të ndihet i/e shëndosh ndërkohë që është shumë i/e dobët
  • Përdor shpesh justifikime për dietën që ndjek, që t’a fshehë prej të tjerëve
  • Ushtron sport në mënyrë të ekzagjeruar
  • Ndonjëherë vjell ose përdor ilaçe për jashqitje (laksativ), për të përshpejtuar rënien në peshë

  • Fëmija ose i riu ka rregullisht oreks të shfrenuar për të ngrënë, brenda një kohe të shkurtër, ku merr shumë kalori
  • Ushqimi ngjeshet brenda në gojë pa u provuar
  • Fëmija ose i riu ka ndjenjën sikur nuk ndalon dot me të ngrënin
  • Fëmija ose i riu, pas një të ngrëni të tillë të shfrenuar, brenda një kohe të shkurtër, ndihet shpesh i turpëruar
  • Pas një të ngrëni të tillë pa kontroll, vjell ose përdor ilaçe për jashqitje (laksativ)
  • Këto periudha ku fëmija ha së tepërmi, në një kohë të shkurtër dhe merr shumë kalori, alternohen me periudha ku fëmija ha shumë pak

Çrregullimet e ngrënies kanë pasoja për funksionimin trupor. Në disa raste mundet të kenë edhe pasoja të cilat janë kërcënuese për jetën, si psh rënie serioze në peshë dhe çrregullime të ritmit të zemrës, si pasojë e të vjellave të shumta. Fëmija duhet për këtë arsye të kontrollohet rregullisht prej mjekut në mënyrë që përafërsisht të konstatohet gjëndja fizike, por edhe të jepet shpjegim mbi pasojat fizike të çrregullimeve të ushqimit.

Kjo terapi fokusohet tek sjellja kundrejt të ngrënit dhe ideja mbi vetveten. Kjo terapi e përqëndron vëmendjen në ndryshimin e sjelljes dhe ndryshimet e ritualeve të sjelljes. Fëmijët dhe të rinjtë, me kalimin e kohës, kanë formuar mendime jorealiste mbi vetveten dhe botën që i rrethon, të cilat mund të sjellin në çrregullim të të ngrënit. Duke analizuar  këto mënyra/modele të të menduarit dhe duke parë nëse mendime apo ide të caktuara janë realiste apo jo, krijohet një pasqyrë më e mirë e sjelljeve të caktuara të fëmijëve. Pacientët zbulojnë kështu që disa mënyra të menduari nuk përputhen fare me realitetin (për shembull “në qoftë se unë shtoj një kile në peshë, atëherë vazhdoj të shtoj në peshë”” ose “Njerzit që qeshin atje, e bëjnë këtë sepse unë ju dukem budalla”). Ata munden atëherë që mendimet e tyre t’i përputhin me realitetin, në këtë mënyrë ndjenja dhe çrregullimi i sjelljes përmirësohen. Të rinjtë me një çrregullim të të ngrënit mbajnë qëndrim ambivalent (të dyfishtë, kontradiktor) kundrejt trajtimit të tyre.

Tek ky trajtim në grup marrin pjesë, antarët e familjes të pacientit. Në grup me disa familje dhe pacientë, shqyrtohen tema që shfaqen në shumë familje dhe që njihen prej tyre. Pjesmarrësit mbështesin njeri-tjetrin dhe mësojnë prej njeri–tjetrit. Prindërit munden që përsëri të marrin përgjegjësitë e tyre mbi vete dhe atyre ju dorëzohen mjeshtëritë, që të jenë në gjendje për t’i mbajtur këto përgjegjësi.

Gjatë trajnimit të aftësive sociale, pacientët mësojnë sesi duhet të sillen/veprojnë në shoqëri me të tjerët. Trajnimet kanë si qëllim kryesisht ata pacientë, tek të cilët zhvillimi social ëshë çrregulluar nëpërmjet çrregullimit të të ngrënit. Pacientët krijojnë eksperienca pozitive në kontakt me njeri-tjetrin dhe të tjerë, në një atmosferë të sigurt. Lejohet të behen gabime. Pacientët në këtë mënyrë, krijojnë më tepër kontroll mbi situata sociale dhe munden të jenë më të sigurt në kontakt me të tjerët.

Ilaçet mund të ndihmojnë që të përmirësohet pesha përsëri. Plus kësaj ilaçet mund të ndihmojnë gjithashtu në probleme të tjera psiqike, si depresioni ose një çrregullim ankthi/frike që shpesh ekzistojnë përkrah një çrregullimi në të ngrënë. Në disa raste jepen ilaçe, për të parandaluar rikthimin e problemeve. Ilaçet jepen gjithmon në kombinim me një terapi tjetër.

  • Hapja dhe mbyllja e qepallave të syve
  • Tërheqja e hundës lart
  • Tundja e kokës
  • Ngritja e shpatullave
  • Kërcitja e gishtrinjëve

  • Kruarja e zërit
  • Bën siç bën qeni (kur është i inatosur, me zë)
  • Bën siç bën gjarpri ( llojin e tingullit të gjarprit)
  • Zhurmën e patkonjëve të kalit kur ecën
  • Shan dhe mallkon
  • Përsëritja e fjalëve dhe fjalive

Me terapinë e sjelljes mund të mësohet, që përkohësisht tiket të mbahen nën kontroll. Tek kjo metodë mësohet një lëvizje e kundërt motorike nga ajo e tikut, e cila nuk ngatërrohet me tikun. Psh. Të ulesh mbi duart tek një tik që ke tek krahët. Në këtë mënyrë mundet që të parandalohet tiku. 

Antipsikotika ose clonidina munden të zvogëlojnë intensitetin e tikut. E keqja është se ata kanë shumë veprime dytësore. Tiket trajtohen me medikamente (ilaçe) vetëm në qoftë se fëmija kufizohet, së tepërmi prej tyre, në jetën e përditshme

  • Fëmija është shpesh i inatosur
  • Fëmija zihet shpesh me të rriturit
  • Fëmija është shpesh kreyengritës ose refuzon t’u bindet rregullave
  • I acaron të tjerët qëllimisht
  • Ua hedh fajin të tjerëve shpesh (ose fajëson shpesh të tjerët)
  • Është shpesh i irrituar dhe e acarojnë të tjerët
  • Është shpesh i inatosur dhe i fyer
  • Është i mbushur me urrejtje dhe ndjenja hakmarrjeje   

  • Agresion kundër njerëzve
  • Shkatërimi i objekteve (sendeve, gjërave) të tjerëve, venë (ndezin) zjarre
  • Gënjejnë
  • Vjedhin
  • Nuk u binden rregullave (largohen prej shtëpisë, ikin nga orët e mësimit)

Eshtë provuar se ky trajtim ka efektin më të madh. Trajtimi i prindërve përqëndrohet në mangësitë që ata kanë, në aftësitë e tyre për edukimin e fëmijëve, të cilat stimulojnë tek fëmijët çrregullimet në sjellje.

Terapia konjitive e sjelljes i’u mëson fëmijëve me probleme në sjellje, aftësi sociale shtesë me të cilat ata munden të zgjidhin problemet.

  • Fëmija ose i riu inatoset shpejt
  • Fëmija bën njëherë diçka dhe pastaj mendohet
  • Inati i tyre nuk është në raport të drejtë, me atë çka ndodh

  • Fëmija ka shpesh një perceptim të gabuar mbi realitetin
  • Mendon që çdo gjë është kundër tij
  • Reagon në mënyrë jo normale mbi ngjarjet, kështu si rjedhim, prej njërës vjen tjetra 

  • Fëmija ose i riu është kryesisht i interesuar mbi veten e tij (ose do që çdo gjë të jetë në favorin e tij)
  • Nuk i interesojnë shumë pasojat që kanë veprat e tij tek një njeri tjetër
  • Shfaq dhe përsërit për një kohë të gjatë sjellje, si psh, vjedhjen, zënkat, gënjeshtrat, kryengritjen etj.

Prindrit e fëmijëve agresivë, munden që të ndihmohen dhe këshillohen gjatë edukimit të fëmijëve të tyre. Ata trajnohen se si munden të reagojnë kundrejt sjelljes agresive të fëmijëve të tyre. Ata mësojnë kështu që t’a kontaktojnë dhe t’i venë kufinj fëmijës së tyre, në mënyrë të tillë që të krijohet një ndryshim i sjelljes në mënyrë pozitive.

Në trajnime speciale mësojnë fëmijët që të dallojnë ndjenjat e tyre si acarimin, inatin, tërbimin dhe agresionin. Ata mësojnë se si mundet t’i kontrollojnë këto ndjenja. Gjithashtu ata ushtrojnë, një sjellje tjetër më të pranueshme, në situatat ku ata ishin mësuar të reagonin me inat (ose të inatoseshin).

Kur agresioni shkaktohet prej ADHD gjithashtu, atëhere munden të jepen ilaçe.

Kërkimet kanë treguar se tensionimi dhe stresi janë faktorë të rëndësishëm në krijimin e psikozës. Gjatë trajnimit i riu mëson çfarë i sjell stres dhe tension dhe si i riu mundet që këta faktorë t’i ketë sa më tepër nën kontrollin e tij. Mjedisi rrethues përshtatet aty ku duket se është e nevojshme. Në këtë mënyrë kthimi i psikozës zvogëlohet aq shumë sa është e mundur.

Dhënia e ilaçeve është intervenimi më i rëndësishëm tek një psikozë. Medikamentet kanë si qëllim që t’a mbajnë psikozën nën kontroll dhe t’a parandalojnë atë në të ardhmen. Ekzistojnë ilaçe të ndryshëm, antipsikotikë. Së bashku me doktorin duhet të kërkohet/hulumtohet se cili antipsikotik funksionon më mirë tek i riu dhe sa e lartë duhet të jetë doza e përdorimit. Me ilaçet është e mundur që psikoza të zvogëlohet ose të zhduket krejtësisht. Kur i riu ndalon me ilaçin, mundet që psikoza të rikthehet. Të rinjtë me psikozë kanë shpesh probleme me vazhdimin e trajtimit të tyre me medikamente. Kjo gjë ndodh edhe sepse ilaçet kanë veprime dytësore. Duke qenë se një trajtim i plotë ka rezultatet më të mira për një periudhë të gjatë, gjatë trajtimit i kushtohet gjithashtu vëmendje e madhe, motivimit të të riut që ilaçet t’i vazhdojë t’i marrë në mënyrë të rregullt.

  • I riu ngelet mbrapa në mësime
  • I riu krijon një tjetër grup shoqëror
  • I riu ka më pak interesim për familjen
  • I riu harron shumë
  • Kujdes i pamjaftueshëm për vetveten

  • I vjen për të vjellë
  • Humbje oreksi
  • Lodhje kronike
  • Sy të kuq (prej enëve të gjakut) të cilat mund të na tregojnë përdorim të madh të kanabisit
  • Probleme të gjumit

  • Mërzitje
  • Probleme me shoqërinë
  • Indiferentizmi
  • Distancimi
  • Frika
  • Mosbesimi

Droga dhe alkooli zvogëlojnë prodhimin e neurotransmetuesve si noradrenalina në trurin e përdoruesit. Kur përdorimi ndalon, truri reagon, duke prodhuar një sasi të madhe adrenaline.

Kjo shkakton sindromat e zverdhjes, ose varësisë. Këto sindroma ose dukuri mund të shfaqen tre deri në shtatë ditë. Pas 24 orëve janë sindromat e zverdhjes, ose varësisë në pikën e tyre më të lartë. Periudha më e vështirë janë tre ditët e para.

Sindromat emocionale të varësisë shfaqen kur ndalohet me ςdo lloj droge dhe alkoli

       ♦     Frika

       ♦     Mosgjetja e qetësisë

       ♦     Acarim

       ♦     Pagjumësi

       ♦     Dhimbje koke

       ♦     Probleme përqëndrimi

       ♦     Izolim social

       ♦     Mërzitje

 

Sindromat fizike të varësisë shfaqen në përgjithësi kur ndalohet me alkoolin, opiatët dhe qetësuesit

       ♦     Djersitje

       ♦     Rrahje të zemrës

       ♦     Dhimbje të muskujve

       ♦     Shtërngime në kraharor

       ♦     Dridhje të vazhdueshme e një ose më shumë pjesëve të trupit

       ♦     I përzihet, të vjella, diarre (heqje barku)

 

Sindroma të rrezikshme të varësisë

Ndalim i papritur me alkoolin ose ilaçet qetësues mund të çojnë deri në:

       ♦     Krizë epilepsie

       ♦     Ishemi cerebrale (infarkt i trurit)

       ♦     Infarkt i zemrës

       ♦     Haluçinacione

       ♦     Delirium tremens (dridhje të mëdha, ndjenja frike dhe çorientim)

Rreth 70% e njerzëve me sklerozë kanë sëmundjen e Alzheimer. Tek kjo sëmundje ekziston brenda ose rreth e rotull qelizave të trurit, një grumbullim i proteinave amyloid –beta. Mendohet se këto grumbullime dëmtojnë qelizat  e trurit dhe lidhjet midis këtyre qelizave. Për këtë arsye trutë nuk mund të funksionojnë më siç duhet. 

Tek rreth 16% e njerëzve me sklerozë,  dukurit  e shfaqjes së sëmundjes, janë pasojë e çrregullimeve në qarkullimin e gjakut tek trutë, si psh një hemoragji  ose një infrakt i trurit. Kjo quhet skleroz/demencë vaskulare. Shumë njerëz me sklerozë vaskulare kanë patur probleme me sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut si psh tension të lartë kronik të gjakut, çrregullime të ritmit të zemrës, diabet dhe aksidente ishemike transitore.   

Tek skleroza e hemisferës së përparme të trurit janë kryesisht pjesët e trurit qëjanë përgjegjëse për dëmtimet  në sjelljen tonë, reagimet emocionale, aftësinë tonë për të folur (ose gjuhësore) dhe  motorikën. Kio sklerozë/demenc shfaqet relativisht shpesh në moshë të re.

Një grup i vogël  njerëzish me sklerozë, në përgjithësi më të vjetër se 65 vjeç, ka sklerozën Lewy body. Personi me këtë sëmundje ka luhatje të forta që përkeqësojnë aftësitë e tij mendore. Këto dukuri ndryshojnë shumë sipas  personit  dhe nga dita në ditë. Gjithashtu një personi me sklerozën e Lewy body i shfaqen shenja/siptoma të Parkinsonit si dridhje, ngurtësim, lëvizje e ngadalshme, qëndrim i përkulur dhe një mënyrë e çrregullt e të ecurit.

Shenjat dalluese për fillimin e sklerozës janë:

  • Harresë e madhe. Një njeri në fillimet e sklerozës ka  kryesisht probleme me kujtesën afatshkurtër dhe harron si detajet ashtu edhe pjesë të tëra nga ngjarjet e kohëve të fundit. Njerëzit në këtë fazë të sklerozës humbasin gjërat/sendet në mënyrë të vazhdueshme dhe i’a u hedhin  fajin të tjerëve për këtë, harrojnë takimet, bëjnë gjithmonë të njëjtat pyetje dhe tregojnë  gjithmonë të njëjtat historira/tregime.
  • Kanë probleme me situata  komplekse dhe situata të reja, si psh kur shkojnë me pushime ose kur shkojnë për vizitë në spital. Njerëzit me sklerozë e humbin më shpejt kontrollin e tyre, sepse nuk janë   në gjëndje të rendisin  mendimet. Ata nuk janë më në gjendje të organizojnë gjërat  siç duhet  dhe marrin më shpesh vendime të gabuara. Në qoftë se ata  psh duan të ngrohin pak ushqim, vendosin në vend të tenxheres, një pjatë me ushqim mbi sobë; atëherë natyrisht ajo do të thyhet.
  • Humbja e ndjenjës së kohës. Fillimi i demencës /sklerozës duket gjithashtu kur dikush nuk di më çfarë dite është ose sa është ora. Gjithashtu është më e vështirë të marri me mend se sa zgjat diçka; Një vizitë prej një çerek ore, duket sikur zgjat me orë. 

Këto dukuri/siptoma janë në fillim të vështira për t’u dalluar nga harresa e thjeshtë dhe nga ankesat e pleqërisë.  Tek një person më i ri, mjedisi rrethues i’a hedh fajin stresit edhe trysnis së punës. Çfarë e bën akoma më të vështirë është se fillimi i sklerozës shpesh shoqërohet me depresion edhe ngjan me siptomat e depresionit si humbja e interesit dhe e kënaqësis, acarim dhe probleme me përqëndrimin.

Rrethi i ngushtë, shpesh partneri, zbulon i pari që ka diçka që nuk shkon. Për botën e jashtme pacientët mundohen t’i  fshehin ose t’i  thjeshtojnë problemet e tyre. Ata i shmangin temat me të cilat kanë vështirësi me zgjuarsi ose humor. Gjithashtu ata mundohen t’i mbushin boshllëqet në kujtesën e tyre me tregime (historira) nga e kaluara. Skleroza mund të shoqërohet me mosbesim, agresion dhe fshehjen ose koleksionimin e sendeve. Në mënyrë të rregullt njerëzit me skleroz kanë ose i’u krijohet iluzioni sikur ju kanë vjedhur(gjërat). Ata akuzojnë familjen ose njerëzit që kujdesen për t’a se i  vjedhin sendet. Gjithashtu i’u shfaqen hallucinacione, psh shohin njerëz  që nuk janë, ose dëgjojn zhurma që nuk janë.

Dalluese për sklerozën në zhvillim janë :

  • Humbja e ndjenjës së vendodhjes. Tek skeloroza në zhvillim personi  nuk kujton më vendet. Ai do psh të shkojë në dyqan ku gjithmonë blen bukë, por nuk e di më, se ku është dyqani. Fillimisht kjo vlen vetëm për  vendet relativisht të reja, më vonë vlen madje edhe për shtëpinë e tyre.
  • Probleme me kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Njerëzit me skleroz sa venë dhe keqësohen në kryerjen e disa  aktiviteteve të përditshme si psh në larjen edhe veshjen e vetes së tyre. Nuk dinë më se cila është radha e kryerjes së  veprimeve. Shpesh inatosen sepse një gjë ose diçka që ata gjithmonë ishin në gjëndje që t’a bënin mirë, nuk e bëjnë dot më.
  • Probleme me llogaritjet. Mënyra se si veprojnë me paratë bëhet në mënyrë të qartë  problematike.
  • Probleme me gjuhën. Fjalori i tyre fillon të zhduket pak nga pak. Njerëzit me skleroz bëjnë fjali më të shkurtra dhe i ndërtojnë ato në mënyrë të çuditshme. Për ata bëhet gjithmonë më e vështirë për të thënë diçka me fjalë ose për të kuptuar s’e çfarë thonë të tjerët.   
  • Dryshime në karakter dhe në sjellje. Shpesh njerëzit  me skleroz, sillen ndryshe nga më parë. Ndonjëherë bëjnë gjëra të cilat më përpara nuk i bënin kurrë, si psh shajnë ose tregojnë anekdota banale. Gjithashtu mundet që cilësi ekzistuese të karakterit të bëhen vazhdimisht e më të theksuara si psh njerëzit që ishin gjithmonë të paduruar në përgjigjet e tyre, bëhen akoma më grindavecë.
  • Trazira/shqetësime. Një person që vuan nga skleroza duhet gjithmonë të bj diçka , ecën vërdallë. Dëshiron të vëj gjërat nëpër vende/të pastroj, del bredh dhe i krijohen probleme me gjumin. Në këtë mënyrë është e mundur që ritmi ditë edhe natë të pësojnë çrregullim.
  • Shumë njerëz kanë të bëjnë me probleme të humorit/gjendjes emocionale: depresion, frikë dhe apati. Personi qe lufton me frikën ose me depresionin  është shpesh i zymtë, mosbesues dhe ka frikë të dalë nga shtepia. Në qoftë se dikush është i frikësuar ose e zë paniku, ai mund të reagoj në mënyrë agresive sepse ai nuk mundet të shprehet më në mënyrë normale. Dikush i cili është apatik/i plogësht, bëhet paqejf, indiferent dhe nuk merr më iniciativë. Ai është më pak i interesuar tek bota që e rrethon dhe ka emocione të sheshuara. 

Shenjat dalluese të sklerozës në një stad shumë të avancuar janë:

  • Të mos njohi më objektet dhe të mos dijë t’i përdori ato. Një njeri me sklerozë  shumë të avancuar, mund  psh të shikoj para vetes një  gotë dhe të mos dijë më që ai me të mund të pij(ose që ajo shërben për të pirë). 
  • Vështirësi me lëvizjen. Njerëzit me sklerozë lëvizin në mënyrë të ngathët edhe të ngurtë. Ata goditen shpesh tek gjërat , rrëzohen vet dhe lënë gjërat t’ju bien nga duart. Ata gjithmonë e më pak janë në gjendje të bëjnë gjëra si të kopsitin xhaketën e tyre dhe të përdorin lugë ose pirun gjatë ngrënies.
  • Humbja e normave të mirsjelljes. Personi kujdeset keq për vetveten, nuk di më “çfarë është sjellja normale” dhe nuk e njeh më ndjenjën e turpit. Kjo mund të sjell që ai të vij vërdallë me rroba të pista, të mos lahet, të zhvishet në prani të të tjerëve dhe të përdorë gjuhë banale. Gjithashtu mundet që ai të tregojë sjellje seksuale të papërshtatshme.

Mundohuni që në jetën e njeriut me sklerozë, të ketë sa më pak ndryshime që të jetë e mundur. Lerini sendet e njohura edhe të shtrenjta si psh fotografitë  të rrijnë tek të njëjtat vende. Parandaloni që ai të bjerë në izolim shoqëror dhe kërkojuni miqve ose familjes që të vijnë rregullisht për vizitë. Flisni për kujtimet e të shkuarës. Më të shumtët e njerëzve me sklerozë janë në gjendje që më mirë të flasin për to sesa mbi ngjarjet e kohëve të fundit. 

Rregullsi dhe  një ndarje e caktuar e ditës krijojnë një rregjim të nevojshëm. Kujdesuni  për një rutinë të qetë ditore ku ka hapësirë për lëvizje trupore dhe aktivitete. Mbani një ritëm të qëndrueshëm dhe shmangni ndryshimet sa më tepër që të jetë e mundur.

Tek njerëzit me sklerozë ora e brendshme biologjike shpesh nuk funksionon mirë. Për këtë shkak është e mundur që ritmi ditë - natë të çrregullohet. Mundohuni që t’i qëndroni sa më besnik kohëve të shkuarjes në krevat edhe zgjimit. Kujdesuni që ai(pacienti) të mos shkoj shumë herët në krevat edhe gjatë ditës të jetë aktiv.

Përdorni gjuhë sa më të thjeshtë dhe të qartë. Jepni shpjegime për çfarë bëni ose për çfarë ndodh. Thuajini psh”shiko erdhi vëllai jot Artan për vizitë ”dhe mbi të gjitha mos pyesni “pa shiko kush po na vjen tani për vizitë? ” Duke pyetur shumë dhe duke korrigjuar shpesh mundet që pacienti ta ndiej veten jo të sigurt ose të dëshpëruar dhe madje të shmang aktivitete të caktuara.

Përfshije pacientin tek gjërat e përditshme. Mos i kërko shumë, por nxite atë të vazhdojë  të bëj gjëra të thjeshta të cilat atij ose asaj akoma i pëlqejnë të bëj, megjithëse nuk i bën dot si më parë. Mos merr përsipër të bësh diçka vetë, por ndihmoje atë (pacientin) me sa të mundesh që  ai ose ajo të kryej një punë ose aktivitet në mënyrë të pavarur. Mos vazhdo ta stimulosh në kryerjen e gjërave që ai ose ajo nuk i bën dot më.

Nuk i’a vlen që pacientin ta ballafaqosh me gabimet. Edhe në qoftë se pacienti dëshiron të vizitojë mamanë që ka ndërkohë 30 vjet që ka vdekur, nuk ia vlen që të mundohesh ta korrigjosh. Kjo mundet që ta friksojë edhe ta mërzisë akoma më tepër atë. Akuzimet, psh që pacienti ju bën për vjedhje, më  e mira është të mos i vini  re, thjesht mundohuni të ndroni temë. 

Nuk ia vlen të inatosesh.  Sepse shpesh kjo ka si efekt tek pacienti me sklerozë, friksimin, mërzitjen ose nxehjen. Mos e trajto një njeri me sklerozë si fëmijë, por si të rritur. Në qoftë se pacienti ka sjellje agresive, mundohu të qëndrosh i qetë. Foli me një zë të qetë dhe thuaj që asnjeri nuk do t’i bëj keq dhe pyete se çfarë problemi ka.

Ushqim i mirë ka rëndësi të madhe. Vitaminat extra nuk eshte vertetuar të kenë ndonjë efekt tek skleroza. Gjithashtu një higjenë e mirë ka rëndësi të madhe. Një larje e përditshme në dush është e nevojshme. Aq më tepër kur pacienti i kryen nevojat personale në mënyrë të pavetdijshme. 

Kontakti trupor, një e puthur ose një krahë i hedhur në qafë, mund të bëj më tepër se shumë fjalë. Veçanërisht në fazën e fundit të sklerozës  kontakti trupor eshte shpesh e vetmja mundësi për të komunikuar me pacientin.

Shkaqet /Arsyet  biologjike për një depresion në moshë të madhe mund të jenë:

  • Trashëgimia
  • Përdorimi i ilaçeve
  • Përdorimi i alkoolit
  • Sëmundje  të ndryshme fizike ose invaliditete, si psh: sëmundja e Parkinsonit , diabeti, çrregullime të gjëndrës së tiroides, sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut ose hemoragji cerebrale
  • Një model/dietë ushqimi i njëanshëm dhe jo i plotë ; vitamina të pamjaftueshme

Arsyet psikosociale të një depresioni në një moshë të madhe mund të jenë:

  • Mungesa e kontakteve sociale
  • Humbja e pjesëtarëve të familjes dhe miqëve, në veçanti partneri, zija mund të kthehet në depresion
  • Të mos pasurit më, të një prespektive për të ardhmen
  • Të mos diturit se si të përballen me proçesin e plakjes, humbjes ose ndryshimeve

Problemet që kanë të bëjnë me të menduarit dhe me përqëndrimin, shkaktojnë shpesh  një ngadalësim të proçesit mendor ose harresë. Kjo është arsyeja që fillimisht në mënyrë të padrejtë doktorëve ju shkon mendja tek skleroza sesa tek depresioni. Tek një person me depresion mundësia për të arsyetuar dhe orientimi është thjesht i padëmtuar, tek një person me sklerozë, jo.

Ankesat trupore tek çregullimi i ankthit:

  • Rrahje të zemrës
  • Dhimbje ose ndjenjë shtrëngimi në kraharor
  • Djersitje
  • Zënia e frymës, ndjenja se po asfiksohesh/ se po te zihet fryma
  • Marrje mendsh ose ndjenja se po të bie të fikët
  • Dridhje ose tundje të trupit
  • Ndjenja se po të përzihet
  • Diarre/heqje barku
  • Mpirje apo ndjesi shpimi në gjymtyrë

Çrregullim  i ankthit i  përgjithësuar (i përgjithshëm)

Qendror në këtë çrregullim, është  meraku  i tepruar dhe  shqetësimi  mbi  gjëra të ndryshme që mund të ndodhin, ndërkohë që ka pak arsye për të supozuar se ato me të vërtetë do të ndodhin. Personi është psh shumë i shqetësuar në lidhje me shëndetin, financat apo mirëqenien e të dashurve . Ky shqetësim është i vështirë për t’u kontrolluar. Duke kaluar mosha, njeriu frikësohet  sepse mund të bëhet i varur prej të tjerëve, i  paaftë/invalid apo me sklerozë/demencë.

Agorafobia

I moshuari nuk guxon më të dali jashtë shtëpisë. Shpesh kjo ndodh, ngaqë personi  është i frikësuar se i merren mendt apo se rrëzohet. Gjithashtu i moshuari mund të ketë frikë se humbet kontrollin mbi fshikëzën e urinës dhe  atë të zorrëve.  60 % e të moshuarëve vuan pak a shumë nga  një formë mosmbajtjeje urine (inkontinent).

Personi  nuk guxon të vendosi më veten në situata të tilla, ku është e vështirë për  të gjetur banjën, ose ku personi e ka të vështirë të gjej rrugën për në banjë.

Fobia sociale/shoqërore

Ndrojtja mund të marri forma serioze, ku dikush nuk  guxon  të kontaktoj njerëzit e tjerë  dhe ka frikë për gjykimin negativ të të tjerëve. I moshuari  mund të ketë frikë se mos derdhi ushqimin ose pijet në rroba ose diku tjetër kur është në ambjent me njerëz të tjerë. Gjithashtu i moshuari mund të ketë frikë se të tjerët venë re që ai ka filluar të harroj, sepse ai harron emrat.

Çrregullimi obsesiv-kompulsiv

Ky lloj crregullimi ka të bëj me mendime qe rikthehen vazhdmisht, të cilat njeriu përpiqet ti largoj me mendime ose veprime te tjera. Për shembull, duke numëruar ose duke u lutur, ose duke kryer një veprim të caktuar, si larjen e duarve, duke pastruar ose kontrolluar. Këto veprime shërbejnë për të parandaluar një kërcënim prej të cilit frikësohen.

Tek të moshuarit me një çrregullim obsesiv, simptomat ekzistojnë shpesh që prej vitesh. Veprimet kompulsore (të detyruara) dhe zakonet mund të çojnë në probleme të mëdha, kur personi bëhet i varur prej kujdesit të të tjerëve. Kështu, njerëzit e moshuar me frikën e ndotjes dhe obesesionin për t’u larë, mund t’i zejë ankthi së tepërmi nëse personi i cili i ndihmon ata për t’u larë ka vetëm pak kohë për  t’i ndihmuar. Të moshuarit me një obsesion për të koleksionuar gjëra, do t’ju shkaktojnë probleme atyre njerëzve të cilët mundohen t’i ndihmojnë të moshuarit për t’a mbajtur shtëpinë e tyre në rregull.

Kur përdoren disa ilace njëkohësisht, ato mund të ndikojnë tek njera - tjetra. Shpesh luan rol shpërbërja e ilaçit në mëlçi. Nëse që të dyja ilaçet përdorin të njëjtin sistem enzimash në mëlçi për të shpërbëre ilaçin, atëherë mund të ndodh që kjo ndikon në sasinë e ilaçeve në gjak. Mund të gjenden, sasi të ulëta, por edhe më të larta të nivelit të plazmës në gjak. Shpesh është e nevojshme një përshtatje e dozës.

Sasia e ilaçeve antidepresiva mund të influencohet/ndikohet prej psh lëndëve në opiate, por edhe prej bimëve medicinale të forta si lule basami (Hypericum perforatum). Pirja e duhanit, gjithashtu mund të ndikojë në nivelin e plazmës 

Disa medikamente/ilaçe mund të ndikojnë në humorin apo gjëndjen emocionale. P.sh. "Speed??" ose amfetaminat mund të ndikojnë në ngritjen e humorit, por mund të kenë si pasojë edhe sjellje të pakontrolluar ose sjellje maniake.

Ilaçe të tjera, si propranolol ose corticosteroidet mund të ulin humorin apo gjendjen emocionale.

Vizioni i saj është që të mundësojë jetë më të mirë për personat që jetojnë me probleme të shëndetit mendor dhe të krijojë një shoqëri ku ata të ndjehen si qytetarë të barabartë, të bëjnë zgjedhjet e tyre dhe të kenë mundësi reale në jetën e përditshme duke qenë të pavarur dhe aktivë në komunitetin ku ata jetojnë.

Aktivitetet e shoqatës zhvillohen në tre nivele bazuar në zgjidhjen e problemeve dhe plotësimin e nevojave:

-      Shërbime rehabilitimi në qendër dhe jashtë saj: trainim për një jetë të pavarur, duke zhvilluar aftësi ditore sociale të tilla si: këshillim individual dhe në grup, terapi okupacionale dhe krijuese, kurse kompjuteri dhe anglisht, grupe mbështetëse për përdoruesit dhe familjarët, aktivitete të trainimit për punësim (prodhimit të qirinjve, riparimit të biçikletave); kujdesi për vetveten dhe ambientin ku jetojmë, bërja e pazarit, të mësojmë si të gatuajmë, mësim, aktivitete sociale, vizita dhe mbështetje praktike direkt në familje, spitalin psikiatrik, aktivitete social-kulturore dhe argëtuese brenda dhe jashtë Tiranës. 

-      Trainime: psiko-edukuese për marrësit e shërbimeve, familjarët dhe të afërmit e tyre;

-      Trainime informuese dhe njohëse për studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale (Psikologji e Punë Sociale)

-      Promovimi i Shëndetit Mendor: ndërgjegjësimi i publikut mbi çështjet që i përkasin shëndetit mendor (nëpërmjet prodhimit të informacioneve psiko-eduekuese, medias, dokumentarëve, emisioneve e programeve radiofonike e televizive, fletëpalosjeve, broshuerave e gazetës së qendrës); forume të hapura me grupe të interesuar në fushën e shëndetit mendor.

-      Shërbime advokatie dhe mbështetje për anëtarët dhe të afërmit që kujdesen për ta në lidhje me nevojat e tyre që kanë të bëjnë me shkeljet e të drejtave dhe njohjen me legjislacionin mbështetës.

Alternativa ofron shërbime në qytetin e Tiranës me këtë adresë : Rruga “Thoma Kacorri:, Nr. 40, mbrapa ambasadës greke nga e Hëna-Premte nga ora 8.00-16.00.

Në Shtëpitë e Mbështetura favorizohen marrëdheniet ndërpersonale, iniciativat, ndjenja e përgjegjësisë dhe dinjiteti i rezidentit. Rezidentet jane ish pacientë kronikë të cilët kanë marrë trajtime spitalore dhe kanë humbur ose iu janë cenuar aftesite per te jetuar ne komunitet si dhe pacientë me probleme të rënda të shëndetit mendor, të cilëve u mungon kujdesi familjar.

Ekipi multidisiplinar i punonjesve qe ofrojne sherbim perbehet nga psikologe, punonjes social dhe infermiere. Procesi i rehabilitimit kryhet nëpërmjet planit individual të bazuar në vazhdimësinë terapeutiko-riaftësusese, si dhe nëpërmjet strehimit pjesërisht apo tërësisht të mbështetur me personel.

Objektivat e shërbimit per rezidentet ne 2 Shtepite e Mbeshtetura jane:

- fuqizimi i ndikimit të terapisë vetëkuruese dhe të ambientit;

- rifitimi i pavarësisë në funksionet e jetës së përditshme;

- rivendosja e kontakteve shoqërore dhe forcimi i marrëdhënieve me familjarët;

- fitimi i aftësive sociale me qëllim jetesën në komunitet.

Funksioni i rehabilitimit në këto shërbime realizohet nëpërmjet ndërhyrjeve terapeutike (farmakologjike, psikoterapeutike, qetësuese) dhe përfshirjes së pacientit në aktiviteteve pedagogjike dhe të mbështetjes sociale.

 Mënyra e organizimit të Shtëpive të Mbështetura është e ngjashme me ambientin familjar, si në strukturë (hapësirë dhe mobilim), ashtu edhe nga mënyra e funksionimit dhe lehtësia e përdorimit nga përdoruesit. E njëjta rëndësi i jepet dhe hapësirave dhe aktiviteteve kolektive.

Për secilin nga rezidentët në shtëpitë e mbështetura hartohen plane individuale përkujdesjeje në bashkëpunim të ngushtë me pacientin, të cilat përfshijnë patjetër trajnim në psikoedukim, menaxhimin e parave, gjetjen e punës, përkujdesin ndaj vetes, aftësi sociale dhe komunikimi.

Për të gjithe rezidentet përcaktohet një menaxher rasti i cili është personi përgjegjës për ndjekjen e ecurisë të të gjithë aspekteve të jetesës dhe planit individual të pacientit.

 


Adresa: Rruga Thoma Kacorri, Nr 40 Tirane
E-mail: info@cshm.al
CESHTJE E SHENDETIT MENDOR